Sanksionohen 509 shoferë në Shkup, 75 për tejkalim të shpejtësisë

Gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit policia rrugore shqiptoi gjithsej 509 gjoba, prej të cilave 75 për tejkalim të shpejtësisë, 66 për parregullsi teknike të automjeteve dhe 41 për mosmbajtje të rrypit të sigurisë, kumtoi MPB.
– Advertisment –

Për parkim jo të rregullt janë sanksionuar 91 shoferë, me karroteq janë tërhequr 74 vetura ndërsa janë shqiptuar 44 gjoba për mosbajtje të maskës.