Sanksionohen 273 shoferë në Shkup, 50 për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se gjatë ditës së djeshme (18 tetor) në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 273 dënime, mes të cilëve për vozitje pa patentë shoferi 31, njëjtë sikur për automjete të paregjistruara dhe me parregullsi teknike ndërsa për tejkalim të shpejtësisë 50 dënime.

Janë shqiptuar 15 masa për mos-mbajtje të rripit të sigurisë, 25 masa për parkim të paligjshëm, 16 automjete janë mënjanuar me automjetin special “karrotrec”, ndërsa janë sanksionuar 49 persona për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse.

“Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion”, kumtoi MPB.