Sanksionohen 107 vozitës dhe 21 këmbësorë në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.04.2021) në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 107 shkelje në trafik, prej të cilave 9 për tejkalim të shpejtësisë, 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.