Sanksionohen 101 shoferë për ngasje të shpejtë vetëm në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara aksionale në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e Qytetit të Shkupit, siç theksohet, janë vendosur gjithsej 130 masa, mes të cilave 101 sanksione për drejtim automjeti me shpejtësi më të madhe se e lejuara, pesë masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, dy sanksione për kundërvajtje të drejtuesve të motoçikletave…

Nga MPB-ja theksojnë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë dhe apelojnë që qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugorë.