Sulmuesi i Bayern Munich, Leroy Sane, pati një buzë të fryrë keq të shtunën pasdite teksa Bayern Munich luante me Hoffenheimin në Bundesligë.
27-vjeçari gjerman mbeti me gojë të gjakosur pas një sherri me shokun e skuadrës Sadio Mane pas humbjes të së martës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
Gjithçka filloi kur Sane dhe Mane patën një debat në fushën e ‘Etihad’ në fazat e fundit, kur Mane vrapoi në hapësirë për një top në vend që të dilte shkurt.
Pas bilbilit të plotë, ish-sulmuesi i Liverpoolit sulmoi Sane-n dhe e goditi me grusht në fytyrë, sipas ‘BILD’, pasi ai u ankua se si i foli Sane.
Gjatë barazimit të djeshëm të gjigantit gjerman mediat kapën fytyrën e Sanes, teksa shihej qartë gjendja e tij./Lajmi.net/




