Samiti i “Ekonomist” për Ballkanin Perëndimor: Promovimi i gjithëpërfshirjes dhe solidaritetit evropian

Samiti i dytë për Ballkanin Perëndimor “Promovimi i gjithëpërfshirjes dhe solidaritetit të Evropës” do të mbahet sot në Shkup në organizim të “Ekonomist”.

Në samit do të diskutohet për atë si të përforcohet stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon, si të përshpejtohet inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe cilat janë prioritetet e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në periudhën post-kovid.

Në hapjen e Samitit, sipas paralajmërimit të organizatorëve, do të mbajë fjalim kryeministri Zoran Zaev, ndërsa fjalime të tyre është paralajmëruar se do të kenë edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj.

Pas hapjes së Samitit, zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov do të jetë folës në panelin “Vizion për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor – Zgjerimi i BE-së të Ballkanit Perëndimor: pse është kjo kritike për të ardhmen e Evropës?”, ku do të flasin edhe ish kryeministri grek Jorgos Papandreu – kryetar aktual i Internacionales socialistike, ish zëvendëskancelari gjerman, ministri i punëve të jashtme Joshka Fisher dhe euroambasadori Dejvid Gir.

Në panelin “Evropa Juglindore. Përforcimi i paqes dhe bashkëpunimi në një mjedis të brishtë global” është paralajmëruar se do të mbajnë fjalim shefi i Diplomacisë Bujar Osmani dhe ambasadorja amerikane në vend Kejt Meri Bërnz.

Sipas paralajmërimit, fjalim me temën “Prioritetet e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor” do të mbajë ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Eskobar.

Në pjesën ekonomike të Samitit në panel sesione të veçanta do të mbajnë fjalime ministri i Financave Fatmir Besimi, guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut Anita Angelovska Bezhoska, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe ekspertë ekonomik.

Samiti është një nga ngjarjet e rëndësishme në rajon në organizim të “Ekonomist” londinez si brend botëror, që këtë vit ka për qëllim ta theksojë nevojën e reformave strukturore dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për integrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE që është në interes të Evropës si tërësi dhe ballafaqim me sfidat globale.

Në periudhën kur bashkësitë lokale ende luftojnë kundër Kovid-19, qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare janë fokusuar në implementimin e politikave me qëllim të kthimit të konkurencës dhe rritjes ekonomike. Ballkani Perëndimor gjithashtu fuqishëm ishte goditur nga pandemia, ndërsa gjendja e tanishme e nënvizon nevojën e bashkëpunimit më të thellë dhe solidaritetit nga institucionet ndërkombëtare. BE-ja duhet të lëvizë më shpejtë dhe në mënyrë më efikase në sigurimin e ndihmës së vendeve të rajonit. t’u ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve tejkufitare dhe më e rëndësishme, t’i sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor në klubin evropian, qëndron në paralajmërimin e Samitit për Ballkanin Perëndimor të “Ekonomist”.