Ajo po formohet si një nga betejat më toksike të jetës së Britney Spears.
Bashkëshorti i saj i tretë, trajneri 29 vjeçar, Sam Asghari, nisi një seri sulmesh pasi paraqiti kërkesën për divorc të enjten, duke pretenduar se ylli e tradhtoi dhe e rrahu.
Ai e akuzoi se ia kishte nxirë syrin derisa po flinte.

Dhe Asghari me origjinë nga Irani tha se Spears po ashtu i kërkoi një punonjësi ta filmonte atë lakuriq dhe theksoi se ajo kishte lidhje me një burrë që punonte në shtëpi.
Pas një sërë pretendimesh, Asghari bëri një deklaratë disi më të butë duke thënë se “pas 6 vitesh dashurie dhe përkushtimi ndaj njëri-tjetrit, gruaja ime dhe unë kemi vendosur t’i japim fund rrugëtimit tonë së bashku”.




Foto: Backgrid


