Sallonet e dasmave kërkojnë dasma! “Qeveria e padrejtë me vendimin për anulimin e dasmave”

Sallonet e dasmave janë të mbyllur për katër muaj dhe kjo situatë ka krijuar revoltë jo vetëm tek këto biznese por edhe tek bizneset e tjera që lidhen me organizimin e një dasme. Në qytetin e Tetovës rreth 50 % e dasmave ose janë anuluar ose janë shtyrë për një kohë të pacaktuar. Nga këshilli i sallonit të dasmave në qytetin e Tetovës thonë ata tash kanë kërkuar nga ministria, nga Qeveria që të japë një vendim përfundimtar për këtë çështja pasi që ata nuk dinë se si të veprojnë. Sipas Qëndrim Zendelit nëse qeveria merr një vendim që dasmat të mos mbahen në sallone shumë mërgimtarë do ta anulojnë edhe ardhjen e tyre dhe për këtë shkak edhe Qeveria do të duhet të sjellë për fatin e këtij biznesi.

“Duke e marrë parasysh se edhe vetë ministri i shëndetësisë paralajmëroi se gjendjen e kemi në kontroll edhe përskaj numrit të frikshëm që sundon, ne kemi bërë kërkesë tek qeveria se nëse të gjithë bizneset tjera janë hapur pse vetëm ne vazhdojmë të jemi të mbyllur, ne kemi dërguar edhe kërkesë duke u thënë se do u përmbahemi të gjitha rregullave dhe protokolleve që do i kërkojë Ministria e Shëndetësisë së bashku me qeverinë se si të vazhdojmë me punë në të ardhmen. Ne katër muaj jemi të mbyllur dhe po vazhduam edhe më shumë sa do zgjatë pandemia do të jetë një problem për ne si ndërmarrje”, tha Qendrim Zendeli, “Ahengu”.

Në anën tjetër edhe këngëtari Bjaramali Idrizi thotë se vendimi i Qeverisë është i pa kuptimtë pasi që tash janë hapur të gjithë bizneset dhe vetëm organizimi i dasmave është i ndaluar gjë që është edhe në kundërshtim me vendimin e qeverisë për hapjen e kufijve.

“Ne jemi në pritje të vendimeve pozitive dhe ata që i kanë rezervuar dasmat janë në pritje dhe ne komunikojmë herë pas here se çka do të behët më tej. Tani u bë edhe hapja e kufijve dhe njerëzit kamë shpresa se shumë shpejtë do të fillojnë me dasmat dhe aktivitete e tyre dhe mendoj e shteti duhet të jetë i barabartë për të gjitha profilet dhe në këtë raste vetëm ne dhe restorantet jemi të dëmtuar të gjitha janë aktive”, tha Bajramali Idrizi, këngëtar.

Me këtë vendim të qeverisë në mënyrë indirekte janë prekur edhe shumë biznese të tjera si studiot e xhirimeve, dekorimeve, ëmbëltoreve, mishtoreve dhe bizneset që merren me shpërndaje e pijeve. Nga Këshilli i salloneve të dasmave thonë se nëse qeveria nuk miraton një vendim të tillë ata do të kërkojnë edhe ndihmë financiare pasi që nuk do të mund të mbijetojnë.