Saliba pyetet nëse është qendërmbrojtësi më i mirë në botë, befason me përgjigjen e tij

William Saliba është duke kaluar nëpër një tjetër sezon duke shfaqur formë të shkëlqyer.

Qendërmbrojtësi francez konsiderohet si një nga më të mirët në botë dhe ai është pyetur për këtë se ku e vlerëson vetën.

Saliba beson se është e parakohshme ta quajmë atë qendërmbrojtësin më të mirë në botë, edhe pse ai shpreson të arrijë atje një ditë.

“Unë mendoj se jam një nga më të mirët, por ende jo mbrojtësi më i mirë në botë. Mund të bëhem shumë më i mirë një ditë, shpresoj të përmirësohem,” tha ylli i Arsenalit për Telefoot.

Saliba është përshëndetur si pjesë e një prej partneriteteve më të mira të qendërmbrojtësve me Gabriel Magalhaes.

Megjithatë, francezi ka bërë disa gabime gjatë javëve të fundit, duke përfshirë një pasim të gabuar që çoi në barazimin e Crystal Palace disa ditë më parë.

Lojtari është në listën e dëshirave të Real Madridit, megjithatë duket e vështirë që Arsenali ta lejoj largimin e tij.