William Saliba ka shuar dilemat për të ardhmen e tij.
Lojtari po luante si i huazuar te skuadra e Marseille, por me fjalët e fundit ka bërë të ditur se do të kthehet tek Arsenali.
Mbrojtësi ka thënë se insiston t’iu tregojë të gjithëve se çfarë mund të jap ai.
“I përkas Arsenalit dhe kam edhe dy vite atje. Unë do të jem aty për fazën para-sezonale me Arseanl”, ka thënë Saliba.
“Nuk kam luajtur ndonjë ndeshje me Arsenal dhe dua t’iu tregoj atyre se kush jam unë dhe të kem mundësinë të luaj për këtë klub të madh”, shtoi lojtari. “Ajo varet nga unë, nëse largohem do të ishte turp”, tha mes tjerash mbrojtësi.
Mikel Arteta nuk kalkuloi në William Saliba sezonin e kaluar, por paraqitjet e lojtarit në Ligue 1 mund të kenë ndryshuar perceptimin.




