Sali: Sofijanova i ka kthyer të gjitha paratë në Klinikë para dorëheqjes

Para se të dorëhiqet nga funksioni, tani ish drejtorja e Klinikës së Fëmijëve, Aspazija Sofijanova ia ka kthyer sërish klinikës mjetet e paguara financiare. Kështu ka njoftuar sot Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i cili megjithatë nuk shpjegoi se çfarë nënkupton me “të gjitha mjetet e paguara”.

Sofijanova u detyrua të japë dorëheqje pas hulumtimit të publikuar nga Klan Macedonia, ku vërtetoheshin keqpërdorime financiare në krye të Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve.

Disa javë më parë Klan Macedonia publikoi dokumente ku shihej se si drejtoresha, përveç pagës, duke keqpërdorur ”kujdestarinë”, përfitonte mjete të majme financiare mujore. Të ardhurat mujore të saj nga Klinika që ajo drejtonte arrinin deri në 5 mijë euro apo 300 mijë denarë./KlanMacedonia