Në vënjën e gurëthemelit të autostradës Shkup-Bllacë, zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali tha se po vendoset themeli i vizionit të përbashkët mes Kosovës dhe Maqedonisë, që siç shtoi, me këtë projekt po ndërtohet infrastruktura dhe e ardhmja mes dy vendeve, shkruan TV21. Sali tha se nga sot Maqedonia e Kosova do të jenë më afër njëra-tjetrës, duke shpresuar që shumë shpejtë të bëhet edhe përurimi i këtij projekti.
Tutje, Sali tha se misioni i këtij projekti është afrimi i njerëzve, ekonomive dhe krijimin e mundësive të reja mes qytetarëve duke shtuar se “ky projekt i jep një kuptim të ri lidhjes mes dy vendeve”.
“E ardhmja e rajonit tonë nuk ndërtohet duke ngritur barriera, pro duke ndërtuar lidhje. Qoftë kjo rrugë një shteg i zhvillimit, bashkëpunimit dhe së ardhmes tonë të përbashkët”, tha Sali.



