Sali Berisha përlotet në fjalimin e lamtumirës për Nishanin

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha u përlot në fjalimin e lamtumirës për ish-presidentin Bujar Nishani.

Në ceremoninë mortore të ish-kreut të Shqipërisë, Berisha ishte i pari që e mori fjalën duke vlerësuar Bujar Nishanin si politikan dhe njëri me vlera, ndërsa dhimbja duket se ka qenë shumë e madhe edhe për liderin historik të PD-së, që është detyruar në ndërpresë për disa çaste fjalimin pasi nuk i mbante dot lotët.

“Do mbetesh një burim i pashtershëm frymëzimi. Dua të shpreh mirënjohje të thellë për familjen tënde dhe të gjithë ata që bëjnë gjithçka që ti të mos niseshe sot në këtë rrugë. U prehsh në paqe. Miku ynë i dashur, i lehtë qoftë dheu i tokës, lamtumirë”, tha Berisha.

Nishani u përcoll me ceremoni shtetërore në banesën e fundit. Homazhet në nder të tij u mbajtën për 2 orë në ambientet e presidencës. Dita e sotme u shpall ditë zie në nder të ish-presidentit.