Sali Berisha në dasmë tropojane, Shkëlzeni dhe Armina “e djegin” duke kërcyer

Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur së fundmi në një dasmë në Tropojë, vendlindjen e tij bashkë me familjen.

Në një video të postuar në tiktok, Berisha shihet i ulur në tavolinë, i rrethuar nga të afërm, teksa bashkëshortja e tij Liri Berisha ndodhet në pistën e kërcimit, ashtu si edhe djali Shkëlzeni me bashkëshorten Armina Mevlani.

Këta të fundit kërcejnë nën ritmet e një kënge e valleje të njohur tropojane ku nuk munguan as përshëndetjet ndaj familjes Berisha.

@zonevip.al 

#saliberisha #tropoja #dasem #shkelzenberisha #wedding #dasemshqiptare #tupana #show #beautiful #fans #summer #viralvideo #zonevip #fy

♬ original sound – ZoneVip.al