Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Shalenberg shpreson se në samitin e Bashkimit Evropian do të ketë sinjal të qartë të dërguar jo vetëm në drejtim të lindjes, por edhe drejt juglindjes së Evropës.
Sipas ministrit Shalenberg, Ukraina nuk është në konkurrencë me shtetet nga Ballkani Perëndimor. Bëhet fjalë për besueshmërinë e BE-së”, konsideron Shalenberg, në arritjen e përparimit edhe në shtetet nga Evropa juglindore, që morën premtim nga Unioni në Selanik, para 19 vite
Ai foli edhe për dhënien e statusit të kandidates për Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën.
“Kam ndjenjë se po e humbim Ballkanin”, sqaroi ministri.
Shalenberg theksoi se në Serbi disponimi ndaj BE-së është më negativ se më parë.
“Ai nuk është oborri në pjesën e pasme të Evropës, por në qendër. Prandaj duhet të veprojmë. Ajo është detyra jonë më e rëndësishme strategjike që gjendet para nesh”, paralajmëroi ministri.
Me pjesëmarrjen e vendeve nga Ballkani në këshillat e BE-së dhe në fonde, ai konsideron se në mënyrë të qartë mund të tregohet se ata janë para hyrjes në Union.
“Nuk e kuptoj përse Kina po blen autostrada në rajon, ndërkaq ne po e vëzhgojmë këtë. Ndonjëherë nuk e kuptoj logjikën tonë”, nënvizoi Shalenberg.
Ai shtoi se “nëse veprojmë fuqishëm në Ukrainë dhe Moldavi, atëherë atë duhet ta bëjmë edhe në Ballkanin Perëndimor”.




