Salah thyen rekord me katër golat e realizuar për Egjiptin

Liverpool's Egyptian midfielder Mohamed Salah reacts during the English Premier League football match between Newcastle United and Liverpool at St James' Park in Newcastle-upon-Tyne, north east England on April 30, 2022. (Photo by Paul ELLIS / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No video emulation. Social media in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No use in betting publications, games or single club/league/player publications. /

Futbollistët e Egjiptit në raundin e parë të kualifikimeve të Grupit A për Kupën e Botës në Kajro e mposhtën Djiboutin në shtëpi me rezultat 6:0.

Më meritori në këtë fitore të thellë ishte Mohamed Salah, i cili shënoi katër gola dhe u bë golashënuesi më i mirë i Egjiptit në historinë e kualifikueset.

Salah tani ka regjistruar 15 gola, duke kaluar Mohamed Aboutrika, i cili mbante rekordin me 14 gola, përcjell lajmi.net.

Egjiptianët e justifikuan titullin e favoritit të madh në minutën e 22-të, kur kaluan në avantazh të dyfishtë 2:0, me të dy golat e shënuar nga lojtari i Liverpoolit.

E para në minutën e 17-të pas një asistimi të bukur nga Mohamed, dhe e dyta pesë minuta më vonë nga penalltia. Salah e përfundoi hat-trickun në minutën e 48-të, ndërsa në të 69-tën minutë shënoi 4:0 pas një tjetër aksioni të mirë të Egjiptit.

Katër minuta më vonë, Mostafa Mohamed shënoi golin e pestë për egjiptianët, dhe epilogun përfundimtar 6:0 e vendosi Trezeguet një minutë para përfundimit të ndeshjes.

Fituesit e grupeve nga kualifikueset afrikane do të kalojnë në Kupën e Botës 2026.