Salah mund të pensionohet nga kombëtarja egjiptiane

Mohamed Salah mund të pensionohet nga kombëtarja e Egjiptit.

Ylli egjiptian, Mohamed Salah mund të tërhiqet nga futbolli në nivelin e kombëtares, pas dështimit për t`u kualifikuar tutje në Kupën e Botës ndaj Senegalit.

“U thashë lojtarëve para ndeshjes së dytë se jam krenar që luaj me ta dhe ata janë ndër më të mirët me të cilët kam luajtur”, ishin fjalët e Salah.

Ai gjithashtu tha, se nuk e di se a do të jetë me kombëtaren më apo jo.

“Nuk e di nëse do të jem me kombëtaren pas kësaj apo jo”, vazhdoi ai, transmeton lajmi.net.

Salah humbi një penallti në ndeshjen ndaj Senegalit dhe Egjipti humbi mundësin për kualifikim tutje në Kupë e Botës, Katar 2022, pasi barazoi 1-1 në dy ndeshjet kualifikuese.