Salah i jashtëzakonshëm, ka më shumë gola se gjysma e skuadrave në Premier Ligë

Golat për “Të Kuqtë” u shënuan një hat-trick i Salah dhe nga një gol prej Keitas dhe Jotas.

Salah e dëshmoi edhe njëherë formën e tij jetësore që është duke e kaluar me Liverpool këtë sezon.

Salah u bë lojtari i parë në histori të Premier Ligës që realizon një hat-trick ndaj Manchester United në stadiumin Old Trafford.

Përveç kësaj, egjiptiani tani ka realizuar 10 gola në ligë, në vetëm nëntë paraqitje, duke shtuar edhe pesë asistime të tjera në këtë proces.

Nëse e vendosim këtë në një këndvështrim krahasimor, del që Salah ka shënuar më shumë gola se sa tetë skuadra të tjera, nga 19 kundërshtare gjithsej në ligën Premierë.

 

Përveç kësaj Salah gjithashtu e theu rekordin e Drogbas për t’u bërë golashënuesi afrikan më i mirë në histori të Premierligës, duke shënuar 107 gola.