Mohamed Salah raportohet se ka kërkuar të largohet nga Liverpooli dhe destinacion i radhës shihet Arabia Saudite.
Klubi më i interesuar për shërbimet e yllit egjiptian është Al-Ittihad që është gati të thyejë rekord sa i përket pagës së ofruar, raporton Relevo, transmeton lajmi.net.
Klubi saudit tashmë ka takuar përfaqësuesit e tij në Doha dhe do t’i ofrojë atij pagë më të madhe se të Cristiano Ronaldos në Al Nassr.
Paga e Cristiano Ronaldos raportohet të jetë 200 milionë euro në sezon.
31-vjeçari Salah është pjesë e Liverpoolit nga viti 2017 kur u transferua nga Roma për 42 milionë euro.
Salah ka qenë ndër figurat kyçe të Liverpoolit vite më parë kur “Të Kuqtë” triumfuan në Premierligë e Ligë të Kampionëve.