Bukayo Saka me shumë gjasë do të rinovojë kontratën e tij me Arsenal.
Lojtari anglez shihet si një nga më premtuesit në futbollin evropian dhe tani ka filluar negociatat me Arsenal për të rinovuar kontratën e tij.
Saka ka thënë se, njësoj sikur Mikel Arteta, edhe ai është optimist se do të ketë një marrëveshje mes tij dhe ‘Gunners’.
“Po, kam besim sikur ia. E ndjejë dashurinë nga shokët e skuadrës, trajneri dhe tifozët po ashtu”, ka thënë Saka, transmeton lajmi.net.
“Ndjehem sikur ai (trajneri) është gjithmonë aty për mua. Ai e di kur të më flas, s’është shumë, por as nuk është pak. Këshillat që më jep ai janë speciale dhe bëjnë dallimin”, shtoi anglezi.
Nuk dihet akoma se cilat do të jenë kushtet e kontratës që do t’i ofrohet anësorit, por së paku dihet që ekziston gatishmëri nga të dyja palët për të nënshkruar atë kontratë.



