Ylli anglez, Bukayo Saka ka thënë se Arsenali mund të fitojë si Ligën Premier ashtu edhe Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Saka, i cili luajti një rol të madh teksa klubi kaloi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve duke mundur Porton, dëshiron të shkojë deri në fund.
Të pyetur pas ndeshjes nëse preferojnë një titull mbi një tjetër, Saka dhe David Raya të dy thanë: “Të dyja”.