Gjatë periudhës nga 2 deri më 8 shkurt 2026, përmes sistemit “Qytet i Sigurt” janë konstatuar gjithsej 4.991 shkelje të trafikut në zonat urbane dhe në korridoret rrugore ku janë të vendosura kamerat e mbikëqyrjes.
Nga numri i përgjithshëm i shkeljeve të regjistruara, 641 masa janë shqiptuar ndaj drejtuesve të automjeteve me targa të huaja.
Sipas të dhënave, shumica dërrmuese e shkeljeve kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjithsej 4.674 raste. Ndërkaq, 163 shkelje janë regjistruar për kalim në sinjal të kuq të semaforit, ndërsa 154 raste për drejtim të automjetit me leje qarkullimi të skaduar.
Në bazë të këtyre shkeljeve, autoritetet kanë shqiptuar gjithsej 288 masa ndalimi për drejtim të automjetit, prej të cilave 163 për kalim në të kuq dhe 125 për shpejtësi të tejkaluar.
Brenda kufirit të toleruar të shpejtësisë së lëvizjes janë toleruar 22.434 automjete.
Nga institucionet kompetente u bëhet apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe sinjalizimin rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve në rrugët e vendit.



