Sadio Mane do t’i bashkohet Bayern Munichut, pasi klubi gjerman ka arritur marrëveshje prej 41 milionë eurosh me Liverpoolin.
Është drejtori sportiv i klubit gjerman, Hasan Salihamidzic që ka konfirmuar se sulmuesi është rrugës për te kampioni i Bundesligës.
Duke folur për Sky Sport Germany, Salihamidzic është pyetur për lajmet e fundit për lëvizjen e Manes, ku ai e ka pranuar.
“Po, ai po vjen”, ka thënë boshnjaku.
Mane largohet pas gjashtë vjetësh shumë të suksesshme te Liverpooli.
Sulmuesi ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, Kupën FA, Kupën e Ligës, Superkupën e UEFA-s dhe Botërorin e klubeve.
Ai ka bërë 269 paraqitje për Liveproolin dhe ka shënuar 120 gola.