Sadiki: Sadi Bexheti do të kalojë në raundin e dytë në Tetovë (Video)

Kryetari i Studeniçanit, njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Azem Sadiku, beson që kandidati i kësaj partie për komuën e Tetovës, Sadi Bexheti, do të kalojë në raundin e dytë në zgjedhjet lokale të tetorit. Ai tha se, PDSH-ja do të ketë kandidat në të gjitha komunat shqiptare në RVM, ndërsa pret bashkëpunim mes partive në pushtet, në rrethin e dytë të garës zgjedhore. “Unë jam nënkryetar i PDSH-së. Ne si parti kemi shpallur disa kandidat nëpër komuna. Ashtu siç jam unë kandidat kemi shpallur edhe në Tetovë kandidat dhe në disa komuna tjera. Do të vazhdojë PDSH-ja që në të gjitha komunat shqiptare t’i ketë kandidatët e vetë. Pritjet janë maksimale. Në disa prej komunave, në 2 apo 3 jemi favorit. Lufta do të bëhet që në Tetovë kandidati ynë të kalojë në rrethin e dytë, pastaj do të shohim”.