Sadiki: Dhimbja është e madhe, 20 viktima janë nga Komuna e Studeniçanit

Kreu i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki në një konferencë për shtyp ka njoftuar se nga aksidenti tragjik në Bullgari jetën kanë humbur 20 banorë të kësaj komune, përcjell TV21. Sadiki në mesin e viktimave është një nënë me katër fëmijë, motra e saj me dy fëmijë dhe një mësuese me vajzën e saj.

“Kjo është humbje e madhe, për të gjithë ne, për të gjithë shtetin, posaçërisht nga Studeniçani. Dhimbja është e madhe. Shprehim ngushëllime. Zoti i shpërbleftë me xhenet viktimat”, deklaroi Sadiki.