Sa u pagua Rama, Ermal Mamaqi e zbulon tregon prapaskenat (VIDEO)

Aktori i humorit Ermal Mamaqi i ftuar në “wake Up” ka folur për filmin e tij “I love Tropoja”. Teksa fliste për filmin e tij, Ermali është pyetur edhe për rolin e kryeministrit Edi Rama dhe pagesën e tij.

Mamaqi nuk ka dhënë një shifër për pagesën që ka marrë kryeministri duke nënkuptuar se ai ka dhënë kontributin e tij pa marrë gjë në këmbim.

Pyetje: Sa ka qënë paga e kryeministrit?

Ermal Mamaqi: Ai hyn tek mbështetësit, i cili ka dhënë kontributin e tij duke mos u paguar për filmin.

Pyetje: Cili është roli i tij?

Ermal Mamaqi: Ky është daja im që vjen të më shpëtojë kur plas sherri i madh mes tropojanëve dhe tiransave. Ka qënë ditë shumë intensive, gati 13 orë dhe kryeministri kishte momentin më kulminant që vjen dhe ndalon sherrin. Por besoj se kontributi i tij do t’i shërbejën jo vetëm filmit por edhe Shqipërisë. Besoj se mbas daljes së filmit do të rritet turizmi në zonat malore.

Në promon e filmit, kreu i qeverisë Edi Rama shfaqet me flokë të gjatë të zinj dhe me një lente blu në njërin sy.