Sa persona janë izoluar në Maqedoni nga Koronavirusi? Përgjigjet ministri Çulev! (Video)

Ministri i punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut, Naqe Çulev, ka informuar lidhur me masat që po ndërmerr kjo ministri për të parandalur përhapjen e të infektuarëve me Koronavirus.
Sipas tij, nën mbikëqyrje policore për momentin janë 310 qytetarë të Maqedonisë, të cilëve u është shqyrtuar masa për mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim, shkruan Gazeta Lajm. Numri më i madh i tyre mbikëqyren nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup (173) dhe Ohër (82) që përfshin edhe Strugën, Dibrën e Kërçovën.
“SPB Shkup siguron 173 persona që u është shqiptuar mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim, SPB Manastir 13 persona, SPB Tetovë, 16 persona, SPB Ohër, 82 persona, SPB Strumicë 12 persona, SPB Kumanovë, siguron 6 persona, prej të cilëve për shkak të vendit të qëndrimit dy janë Shkup dhe SPB Shtip, 8 persona”, njoftoi Çulev.
Ai theksoi se SPB e Tetovës dhe e Strumicës kanë shënuar nga një rast deri tani të qytetarëve që nuk u janë përmbajtur masave për mbikëqyrje dhe izolim dhe ndaj tyre është dorëzuar parashtresë në Prokurori.