Në emisionin e parë të 2020-ës në Prive nisi rubrika e re ‘Kutia e pyetjeve’ me protagonist Lyrical Son.
Reperi iu përgjigj pyetjeve që fansat i bënë në profilin e Prive në Instagram.
Mes tjerash, një prej tyre ishte ‘Sa para i la Kreshës për dasëm’.
“Nuk ka vlerë të pares edhe nuk ka pare që mundet me zavendsu me dashnin edhe me shoqnin edhe lidhjen që e kom me Kreshën”, u përgjigj Festimi.