Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka theksuar se nuk ka për qëllim që të humbas kohën e qytetarëve, nëse takimi i liderëve duhet të mbahet vetëm për sy e faqe. Ai ka theksuar se nëse grupet e punës arrijnë të përafrojnë qëndrimet për ligjin për prokurori publike, vetëm atëherë mund të flitet për diçka më konkrete.
“Ligji për prokurori publike shumë shpesh komentohet, grupet e punës janë takuar, kemi pasur një takim të pasuksesshëm liderësh dhe nuk kemi dilema se duhet të sjellim ligj evropian për prokurorinë publike. Por, kjo që është propozuar nga LSDM është ligj i cili në të ardhmen do t’i mbrojë strukturat kriminale të LSDM-së që po largohen në opozitë pas 12 prillit. Nëse duhet të mbahet takim vetëm sa për t’u mbajtur, unë vërtetë nuk kam qëllim ta humbas kohën e qytetarëve. Nëse grupet e punës arrijnë t’i përafrojnë qëndrimet, atëherë mund të flasin për di/ka më konkrete, gjegjësisht mbajtjen edhe të një takimi liderësh.”, ka deklaruar Mickoski.
Maqedoni Mickoski: Jo takim liderësh sa për sy e faqe