“Sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar” – Ministria e Arsimit fajin e hedh te drejtorët e shkollave

Para pak çasteve u përgjigjen nga MASH për mungesën e librave shkollor. Nga atje fajin e hedhin te drejtoret e shkollave, pasi siç thonë librat janë dorëzuar sipas kërkesës që është bërë.

“E gjithë tirazhi i librave mësimorë që ishte kërkuar nga shkollat është shtypur dhe dorëzuar. Prandaj, nxënësit që nuk kanë marrë ndonjë libër duhet të drejtohen te drejtoria e shkollës, respektivisht te komisioni shkollor për libra mësimorë” – thonë nga MASH./TV21