Maqedonia mbetet vend “pjesërisht i lirë” këtë vit për sa i përket lirive civile dhe të drejtave politike, sipas raportit të fundit të Freedom House, “Liria në Botë”, i cili mbulon vitin 2025. Ashtu si vitin e kaluar, Maqedonia ka një indeks lirie prej 67 nga 100 të mundshëm, transmeton Portalb.mk.
Raporti thotë se vendi “vazhdon të luftojë me korrupsionin, dhe ndërsa media dhe shoqëria civile marrin pjesë në një diskurs publik të gjallë, gazetarët dhe aktivistët përballen me presion dhe kërcënime”.
Renditja e Freedom House bazohet në dy kritere – të drejtat politike dhe liritë civile. Të drejtat politike vlerësohen me një indeks prej 28 nga 40 të mundshëm, dhe liritë civile me 39 nga 60 pikë.

Vendet “pjesërisht të lira” përfshijnë Malin e Zi (69), Shqipërinë (68), Kosovën (60), Serbinë (56) dhe Bosnjën dhe Hercegovinën (52).
Serbia dhe Bullgaria janë ndër vendet ku Freedom House ka parë rënien më të madhe të lirive gjatë vitit të kaluar. Ato kanë rënien e pestë më të madhe, së bashku me Shtetet e Bashkuara.
Raporti thotë se të drejtat politike dhe liritë civile janë përkeqësuar në 54 vende, ndërsa vetëm në 35 prej tyre kanë parë përmirësime.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut edhe për vitin 2024 u rendit si vend pjesërisht i lirë sipas organizatës së njëjtë, “Freedom House”.




