Sa i kushtoj Chelseas talenti i ri Washington?

Përmes një komunikate zyrtare, Chelsea e ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të talentuar, Deivid Washington.
Ëashington i bashkohet Chelseat nga skuadra braziliane, Santos, dhe ka nënshkruar një kontratë shtatë vjeçare me “Blutë”.

Po ashtu, Washington ka opsionin që ta zgjasë qëndrimin e tij në “Stamford Bridge” edhe për një vit, pasi t’i mbarojë kontrata aktuale.

Ëashington mund të luajë në secilën pozitë të sulmit, por kryesisht ka rolin e qendërsulmuesit.

Santos do të përfitojë 16 milionë euro dhe katër milionë euro të tjera në formë të bonuseve nga shitja e Washington.