“Sa e mrekullueshme të shohësh një grua në maje”, Dua Lipa uron Vjosa Osmanin

Dua Lipa është njëra ndër femrat shqiptare më të suksesshme të momentit si në botën e muzikës po ashtu edhe në atë të biznesit, shkruan lajmi.net.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale duke publikuar imazhe apo video të ndryshme nga karriera dhe jeta e përditshme.

Së fundmi Dua hyri në Instagram për të publikuar një urim për Presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin, teksa edhe tha disa fjalë të mira pvr të.

“Urime zonja presidente Vjosa Osmani”, tha ajo.

“Sa e mrekullueshme të shohësh një grua në maje”, u shpreh Dua./Lajmi.net/