S4MM zbulon disa detaje nga kënga e re

S4MM i kishte munguar një kohë të gjatë skenës muzikore, por reperi ka paralajmëruar një rikthim të fuqishëm në muzikë, shkruan lajmi.net.

Ai orë më parë me anë të një postimi në Instagram, ka ndarë disa detaje lidhur me këngën e tij të re ku zbulon datën e publikimit dhe titullin e këngës.

Kënga e cila është punuar edhe me video-klip nga tetovari titullohet ‘A8’, dhe do të lansohet më 31 maj në të gjitha platformat digjitale. /Lajmi.net/