Ruzhiq: Denoncimet për bombë në të gjitha 23 shkollat në Beograd janë të rreme

Pas denoncimeve për vendosje të e bombave në 23 shkolla të mesme dhe gjimnaze në Beograd, pjesëtarët e MPB-së kanë ndërhyrë, kanë kontrolluar dhe kanë konstatuar se të gjitha raportimet janë të rreme, deklaroi ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Branko Ruzhiq, duke theksuar se shkollat ​​dhe policia reaguan në mënyrë të duhur dhe të shpejtë dhe nxënësit ishin të sigurtë.

Ministri Ruzhiq shtoi se pas inspektimit të MPB-së, nxënësit janë rikthyer në mësime, ndërsa në shkollat, nxënësit e të cilave janë kthyer në shtëpi për shkak të kësaj situate, mësimi do të kompensohet në periudhën e ardhshme.

“Pjesëtarët e MPB-së kanë reaguar në mënyrë efikase dhe mësimi në turnin e dytë do të zhvillohet rregullisht”, tha Ruzhiq.

Në 23 shkolla të mesme dhe gjimnaze të Beogradit mëngjesin e sotëm kanë mbërritur e-mail për bombë të vendosura, pas së cilës menjëherë janë njoftuar MPB-ja dhe BIA.

Nxënësit dhe stafi janë evakuuar në vend të sigurt, ndërsa policia dhe shërbimet e tyre profesionale kontrolluan pretendimet.

MPB-ja dhe BIA po hetojnë se kush e ka dërguar e-mailin për bombat, i cili ka qenë nga e njëjta adresë elektronike.