Rutte takon Von der Leyen: Kemi nevojë për këtë Evropë të fortë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Evropa është një partner më i fortë për SHBA-në sesa ishte pesë vjet më parë.
Ne nuk mund të vazhdojmë, siç bëmë, të jemi tepër të varur nga Shtetet e Bashkuara,” tha Rutte gjatë një bisede NATO-BE me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Turqi.
Ne kemi nevojë për këtë Evropë shumë më të fortë dhe një NATO më të fortë.” Rutte tha se përparësia e NATO-s është të zgjerojë bazat e saj industriale të mbrojtjes në të gjithë Evropën, Kanadanë dhe SHBA-në, duke shtuar se Evropa ka përjetuar tashmë një rritje të linjave të prodhimit në fabrikat e sapohapura, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ajo që po shohim në këtë moment është një transformim, i cili është i pashembullt që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ku Evropa po merr shumë më tepër përgjegjësi për NATO-n,” tha Rutte. “Është një NATO e transformuar, ku SHBA-ja ka një partner të fortë në Evropë, shumë më tepër sesa pesë vjet më parë. … Prandaj, e gjithë NATO është më e fortë.”