Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Rusia po përgatitet për konfrontim afatgjatë.
Në fjalën e tij hapëse në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të NATO-s të mërkurën në Bruksel, Rutte ka shtuar se Rusia po “vazhdon të testojë aftësinë tonë parandaluese” dhe se “ne përballemi me rreziqe reale dhe afatgjata”.
Ai ka thënë po ashtu se Rusia ka shkelur hapësirën e ajrore të NATO-s me avionë luftarakë dhe dronë, ka kryer sabotim dhe ka dërguar anije spiune në ujërat e saj.
“Këto veprime janë të pamatura dhe të rrezikshme”, është shprehur Rutte.
Sipas tij, Rusia po punon ngushtë me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin “për të shkatërruar rregullat globale”.
Rutte po ashtu ka deklaruar se Ukraina ka nevojë për mbështetjen e NATO-s më shumë se kurrë, veçanërisht tani teksa dimri po vjen dhe sulmet ruse vazhdojnë.
Deklaratat e Ruttes dhe mbledhja e NATO-s vijnë një ditë pas bisedimeve pa rezultat të zhvilluara ndërmjet liderit rus, Vladimir Putin dhe të dërguarit të Donald Trumpit, Steve Ëitkoff.
Para takimit të martën, Putini ka kritikuar ashpër Evropën se po pengon bisedimet e paqes përmes kërkesave të saj, siç ka thënë të papranueshme për Rusinë.
Putini madje ka sfiduar Evropën, duke deklaruar se nëse ajo do luftë, atëherë ai është i gatshëm për të.




