Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE-së dhe vlerëson se Maqedonia e Veriut është më afër fillimit të negociatave anëtarësuese sesa Shqipëria, tha kryeministri holandez, Mark Rute. Rute për të përditshmen „Побједа“ tha se pavarësisht këtij vlerësimi disa shtete anëtare nuk pranuan të ndahen dy vendet, andaj nuk kishte datë për fillim të negociatave në tetor.
“Nuk besojmë se Shqipëria për momentin është e përgatitur t’i fillojë negociatat me BE-në. Sa i përket, Maqedonisë së Veriut ajo është më afër këtij qëllimi.”-tha Rute.
Rute nuk preferoi të jepte afate se kur do të zgjerohet BE, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së kushteve, duke thënë: “Nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE-së, por duhet të kujdesemi t’i respektojmë rregullat dhe i gjithë procesi të jetë i rreptë dhe i ndershëm. Ky është pozicioni ynë”, tha Mark Rute.