Rusia nis një sulm ajror vdekjeprurës në bazën ushtarake vetëm 15 milje nga territori i NATO-s

Nëntë persona janë vrarë dhe 57 janë plagosur në sulmin ajror në Lviv, afër kufirit të Ukrainës me Poloninë. Guvernatori lokal pretendon se Rusia sulmoi me 30 raketa qendrën ushtarake të Yavoriv.

Ministri ukrainas i mbrojtjes ka raportuar se në qendrën ushtarake Yavoriv ishte vendosur personeli ushtarak i huaj, jo vetëm ata ukrainas. Qendra përdoret nga vendet e NATO-s për të kryer stërvitje.

Pak më shumë se 15 milje nga kufiri polak dhe rrjedhimisht nga territori i NATO-s, duket se ky do të jetë sulmi më perëndimor nga forcat e Vladimir Putin që nga fillimi i pushtimit.

Vetëm dje, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov paralajmëroi se autokolonat perëndimore të armëve për në Ukrainë ishin një “objektiv legjitim ushtarak”./tvklan.al