Rusia me kufizime të reja kundër pandemisë

Ministri i Punës në Rusi tha se punëtorët, të cilët nuk vaksinohen, në zonat ku vaksinimi është bërë i detyrueshëm, do të dërgohen në pushim pa pagesë.

Këto komente ministri Anton Kotyakov i bëri më 20 prill dhe vijnë në kohën kur Moska, Shën Petersburgu dhe qytete të tjera ruse kanë prezantuar masat e reja kundër koronavirusit. Ndër propozimet kryesore është që vaksinimi për punëtorët e shërbimeve të bëhet i detyrueshëm.

Rusia po përballet me një valë të tretë vdekjeprurëse të pandemisë, ku gjysma e rasteve të reja janë regjistruar në Moskë., kryeqyteti rus më 20 qershor, regjistroi 8.305 infektime të reja, që është shifër më e ulët krahasuar me një ditë më parë. Megjithatë, kjo është shifër më e lartë krahasuar me një javë më parë, kur Moska regjistronte 3.000 raste në baza ditore.

Ndër ngjarjet kryesore që mund të preket nga masat e reja është edhe Kampionati Evropian i Futbollit Euro 2020”. Disa prej ndeshjeve po luhen në Shën Petersburg, qytet ku janë shënuar mbi 1.000 raste të reja me COVID-19.

Rusia ka regjistruar 129.361 viktima nga koronavirusi, thuhet në të dhënat e qeverisë, duke u bërë shteti në Evropë, i godituri më së keqi nga pandemia.