Rusia ka kërcënuar më luftë Finlandën, pas pozicionimit të shtetit për anëtarësimin në NATO.
Përmes një deklarate, Ministria e Jashme e Rusisë tha se Kremlini do të detyrohet t’i përgjigjet afrimit tëFinlandës në NATO me ‘hapa hakmarrëse ushtarake’
“Aderimi i Finlandës në NATO është një ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme të vendit”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Rusisë.
“Rusia do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës, si të natyrës ushtarako-teknike ashtu edhe të natyrës tjetër, në mënyrë që të ndalojë shfaqjen e kërcënimeve ndaj sigurisë së saj kombëtare”, theksoi Kremlini.
Kërcënimi vjen pasi presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e këtij shteti, Sanna Marin, kërkuan njëzëri që Finlanda të anëtarësohet në NATO, “pa vonesa”.Të dy liderët thanë në një deklaratë të përbashkët se presin vendimin në ditët në vijim.
Kjo deklaratë është sinjali më i fortë deri tani se Finlanda do të kërkojë vërtet anëtarësimin në aleancën e Atlantikut Verior, një lëvizje kjo historike për vendin nordik që prej dekadash të tëra ka preferuara të ruajë një politikë neutraliteti. Kjo lëvizje e liderëve vendas vjen pas rritjes së mbështetjes së publikut për anëtarësimin e Finlandës në NATO që u nxit nga pushtimi i Ukrainas. Finlanda që ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, tani ndien rrezik. Ajo ka qëndruar deri më tani jashtë NATO-s pikërisht për të shmangur antagonizmin e fqinjit të saj lindor.
Top Channel