Rusia ka lëshuar në Ukrainë 113 raketa që nga 24 shkurti

“Forcat pushtuese ruse kanë shënjestruar qytetet dhe fshatrat paqësore të Ukrainës me deri në 113 raketa operative-taktike ‘Iskander’ dhe ‘Kalibr’”, ka deklaruar Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi.

”Ky është një krim lufte. Të gjitha këto fakte do të shkruhen në vendimin e Gjykatës së Hagës për Putinin dhe mbështetjen e tij politike”, thuhet në reagimin e Parlamentit të Ukrainës, përcjell Klankosova.tv.