Rusia i bën thirrje SHBA-së të mos e armatosë Kosovën

Ambasada e Rusisë në Washington i ka bërë thirrje SHBA-së që të respektojë Rezolutën 1244 dhe të përmbahet nga politika e armatimit të Kosovës.

Sipas kësaj Ambasade, këta hapa janë provokues dhe dëmtojnë përpjekjet e Kosovës për të arritur një zgjedhje, transmeton Zëri.info.

“Ne i bëjmë thirrje SHBA-së t’i përmbahet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të braktisë politikën e furnizimit të Prishtinës me pajisje ushtarake dhe armë. Hapa të tillë provokues dëmtojnë përpjekjet për të arritur një zgjedhje për Kosovën dhe ngritin tensione ndëretnike dhe ndërfetare”, thotë Ambasada Rusë në Washington përmes Twitter-it. /Zëri