Rusia forcon praninë ushtarake në Al-Qamishli të Sirisë

Rusia dërgoi dje përforcime me rreth 50 automjete ushtarake në pikën e saj ushtarake në rajonin Al-Qamishli në verilindje të Sirisë e cila ndodhet nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK.

Që pas operacionit “Burimi i Paqes” që Turqia zhvilloi në lindje të Eufratit, Rusia vazhdon përpjekjen për të rritur fuqinë e saj ushtarake në verilindje të Sirisë.

Sipas të dhënave të marra nga burimet lokale, dje një autokolonë e Rusisë e përbërë me rreth 50 automjete u nis nga zona Ayn Isa e rajonit Raqqa dhe pas arritjes në rajonin Tel Temir që është fqinjë me zonën juglindore të operacionit “Burimi i Paqes: u drejtua për në qendër të rajonit Qamishli.

Autokolona e përbërë nga tanke dhe automjete të blinduara për transportimin e personelit, u vendos në pikën ushtarake ruse në aeroportin Qamishli që ndodhet në jugperëndim të qendrës së rajonit.

Pas operacionit “Burimi i Paqes”, Rusia ka zgjeruar shtëpitë parafabrikate në pikën e saj në aeroportin Qamishli. Ajo pas përforcimeve të kryera dje kishte një prani ushtarake të përbërë nga të paktën 200 ushtarë, dhjetëra automjete ushtarake dhe tanke si dhe 6 helikopterë ushtarakë. Ndërkohë që komandantët e lartë ushtarakë rusë me detyrë në pikën ushtarake banojnë në vilat që kanë konfiskuar në rajon.

Rusia e cila ka dërguar forca përforcuese në zonën Qamishli të qytetit Al-Hasakah, pritet të rrisë presionin e saj në fushën e naftës Rumeylan në lindje të rajonit ku ndodhen forcat amerikane.

– Prania e Rusisë në rajon

Forcat ruse u vendosën në disa baza të cilët u zbrazën nga ushtarët amerikanë në veri të Sirisë, me fillimin e operacionit “Burimi i Paqes” më 9 tetor 2019 nga Turqia kundër organizatës terroriste YPG/PKK.

Që nga ajo kohë, Rusia forcoi praninë duke rritur bazat e saj në rajonet nën okupimin e YPG/PKK-së në lindje të Lumit Eufrat.

Rusia ka gjithsej rreth 700 elementë në 18 baza dhe pika ushtarake në rajonet nën pushtimin e terroristëve të YPG/PKK-së në qytetet Al-Hasakah, Raqqa dhe në rajonet Munbixh dhe Aynularab (Kobani) të Halepit.

Ushtarët rusë të cilët rritën praninë e tyre me shpejtësi në lindje të Eufratit pas operacionit “Burimi i Paqes”, kanë provuar dhjetëra herë të mbërrijnë në fushat e naftës Rumeylan në lindje të Al-Qamishli, por ato janë penguar nga ushtarët amerikanë.