Rusia do t`i sjell në Serbi sistemet raketore me rreze veprimi deri ne 400 km/ Plani i Moskës dhe Vuçiqit kundër Kosovës dhe Perëndimit

Publicisti Dardan Islami vlerëson se Moska së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq po bëjnë luftë psikologjike nga e cila Kosova nuk mund të dalë pa ndihmën e aleatëve.

Islami në një postim në Facebook, ka shkruar se në tetor në tetor Rusia në manovrat e përbashkëta ushtarake në Serbi do t`i sjell sistemet raketore S 400, sistem ky i sofistikuar kundër ajrore, me rreze veprimi deri ne 400 km, që i rrezikon seriozisht aeroplanët e NATO-s!

“Kjo luftë psikologjike që po bën Moska dhe Vuçiqi, është një faze e re në të cilën kemi hyre dhe nga e cila nuk mund të dalim pa ndihmën e plote të aleatëve tanë!”, shkruan Islami në Facebook.

Sipas tij, gjuha kërcënuese e Vuçiqit tashmë e ka tejkaluar edhe Millosheviçin.

“I mllefosur dhe plot urrejtje ndaj Perëndimit për bombardimet me 1999, ai sot pas 22 vitesh me përkrahje të Putinit po e teston dhe po i revanshohet BE dhe NATO-s, me shpresë se mos po i përçan ata, pikërisht në Kosovë prej nga ushtria ruse u tërhoq e pafuqishme vetëm pas disa muajsh!”, u shpreh ai.

Kështu, Islami tha se perëndimi ia ka dhënë Serbisë të gjitha mundësit këto dy dekada, mbase ka ardhur koha për sanksione?!