Rusia do të humbasë të paktën 37 miliardë dollarë në të ardhura nga nafta dhe gazi këtë vit – thotë Zelensky

Rusia pritet të humbasë të paktën 37 miliardë dollarë në të ardhura nga buxheti i naftës dhe gazit këtë vit.

Kjo siç raportojnë mediat ukrainase, përcjell Telegrafi, është thënë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Dhe ky deklarim i tij ka ardhur pas një raporti nga Shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës, Oleh Ivashchenko, mbi rezultatet e presionit të përbashkët ndaj Rusisë me partnerët ndërkombëtarë.

“Ka rezultate të rëndësishme nga përpjekjet tona të përbashkëta me partnerët për të ushtruar presion ndaj Rusisë”, ka thënë Zelensky.

Sipas tij, për herë të parë që nga fillimi i luftës, këtë vit është regjistruar një rënie e dukshme në prodhimin dhe rafinimin e naftës në Rusi.

Kështu, ka shtuar ai, të ardhurat nga nafta dhe gazi të buxhetit rus po ulen dhe deri në fund të këtij viti.

Dhe si pasojë, Rusia do të ketë humbur të paktën 37 miliardë dollarë në të ardhura nga buxheti i naftës dhe gazit.

“Përveç kësaj, kompanitë ruse të naftës dhe i gjithë sektori i energjisë po humbasin dhjetëra miliardë të tjera. E gjithë kjo frenon makinën e luftës së Rusisë”, citohet të ketë thënë Zelensky.

Ai vuri në dukje se si sanksionet konvencionale kundër Rusisë ashtu edhe “sanksionet afatgjata” të Ukrainës po funksionojnë në mënyrë efektive.

“Janë identifikuar gjithashtu udhëzime të mëtejshme për presionin tonë mbi sanksionet. Falënderoj të gjithë partnerët tanë që po japin gjithashtu goditje ligjore plotësisht të justifikuara kundër anijeve të flotës së naftës së Rusisë – rusët tani po përdorin më pak anije cisterna”, shtoi Zelensky.

Ai tha gjithashtu se takimi trajtoi përpjekjet për të sjellë në shtëpi fëmijët ukrainas të rrëmbyer nga Rusia, si dhe operacione të tjera jashtë vendit.