Rusia dënon sulmet amerikane në Venezuelë: Të pajustifikuara dhe destabilizuese

Rusia ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë, duke i cilësuar ato si një çështje “thellësisht shqetësuese” dhe të denja për dënim.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme ruse tha se arsyet e përdorura për të justifikuar këto veprime janë të pabazuara, duke shtuar se “armiqësia ideologjike ka triumfuar mbi pragmatizmin dhe gatishmërinë për të ndërtuar marrëdhënie të parashikueshme dhe të bazuara në besim”.

Moska bëri thirrje për parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm dhe theksoi se zgjidhja duhet kërkuar përmes dialogut.

“Amerika Latine duhet të mbetet një zonë paqeje, ashtu siç u vetëdeklarua në vitin 2014”, thuhet në deklaratë, ndërsa theksohet se Venezuela duhet të ketë të drejtën të përcaktojë vetë fatin e saj, pa ndërhyrje të jashtme shkatërruese apo ushtarake.