Rusia bllokon miratimin e një dokumenti të OKB-së për shkak të Zaporizhjas

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza më 27 gusht për granatimet rreth centralit të okupuar ukrainas të Zaporizhjash.

Këto zhvillime vijnë një ditë pasi Rusia bllokoi miratimin e një deklarate kyçe nga Kombet e Bashkuar për këtë central bërthamor që është nën kontrollin rus.

Kompania shtetërore ukrainase për energji bërthamore, Energoatom, shkroi në Telegram se “infrastruktura në stacion është dëmtuar” nga granatimet ruse, duke shtuar se ka rrezik “të përhapjes së substancave radioaktive” si dhe zjarreve.