Rusi, shënohet viktima e parë nga koronavirusi

Dy pacientë të infektuar nga koronavirus kanë vdekur sot në Moskë.

Ata ishin 88 dhe 73-vjeç, njoftuan autoritetet ruse, sipas të cilave deri më tash janë regjistruar gjithsej 658 raste të infeksionit në të gjithë vendin.

Javën e kaluar, një pacient i infektuar vdiq, por mjekët thanë se ishte për shkak të një mpiksjeje gjaku dhe jo koronavirusit.