Rusi, regjistrohen 2.500 raste të reja me koronavirus

MOSCOW, RUSSIA - MARCH 16: People wear face masks as a precaution against the coronavirus (COVID-19) at Red Square in Moscow, Russia, on March 16, 2020. (Photo by Sefa Karacan/Anadolu Agency via Getty Images)

Numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në Rusi u rrit sot me një rekord të brendshëm prej më shumë se 2,500 rastesh, një rritje me 16% nga një ditë më parë, duke arritur në një total prej më shumë se 18,300 të infektuar.

Pothuajse dy të tretat e këtyre rasteve, rreth 11 500, janë regjistruar në Moskë, ku këtë javë qeveria forcoi masat e izolimit.

Shërbimi federal i monistorimit njoftoi se më shumë se 140,000 persona në të gjithë vendin ishin sot nën vëzhgim mjekësor me dyshimin se mund të ishin të infektuar.

Numri i rasteve në Rusi është rritur ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit, ku zyrtarët federalë presin një rritje të mëtejshme gjatë këtij muaji.

Rusia ka regjistruar pothuajse 150 viktima, shifër relativisht e ulët për një vend të madh në mes të pandemisë.